
Erich Maria Remarque (1898-1970) lindi në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjer-mane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. 16-vjeçar ka përvojën e parë letrare me poezi, esse e një roman, që e mbaroi më 1920. Më 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Më 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970.
Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972).