Fan Noli

Fan Noli – Theofan Stilian Noli – është i lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit të kaluar. Si një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, ai ka përkthyer në greqisht veprën e Sami Frashërit Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme Historia e Skënderbeut. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj.