Halil İnalcik, Profesor Emeritus në Universitetin e Çikagos, lindi në Stamboll. Gjatë periudhës 1952-1972 ishte profesor i historisë osmane në Universitetin e Ankarasë. Nga viti 1972 deri më 1986 lektor në Universitetin e Çikagos. Më pas profesor i historisë osmane në Universitetin e Bilkentit, në Ankara. Anëtar nderi i Shoqatës Aziatike të Historianëve dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave. Halil İnalcik është autor i shumë veprave, ndër të cilat përmendim: Perandoria Osmane: Periudha klasike, Politikat osmane dhe administrimi në Qipro pas pushtimit, Perandoria Osmane: Pushtimet, organizimi dhe ekonomia, Studime rreth historisë ekonomike dhe sociale osmane, Historia ekonomike dhe sociale e Perandorisë Osmane, 1300–1914 (me Donald Quataert).