Kolec Topalli, akademik, doktor shkencash dhe drejtues kërkimesh shkencore, është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si dhe bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Është pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë dhe njëkohësisht bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar Fonetika historike e gjuhës shqipe, Theksi në gjuhën shqipe, Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe, Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes, Sonantet e gjuhës shqipe, Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe.