Milan Kundera

Milan Kundera (1929, Çekosllovaki) është shkrimtar me origjinë çeke, mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj.