Prof. Dr. Pëllumb Xhufi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Letrave e të Filozofisë në La Sapienza, Romë. Formimi i tij në vitet e shkollës së mesme e të lartë u orientua drejt përvetësimit të gjuhëve klasike dhe specializimit në Historinë e Mesjetës dhe në atë të Bizantit. Autori ka kryer specializime të gjata pasuniversitare në Gjermani, Greqi e Austri. Ka punuar për shumë vjet si studiues në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, nën drejtimin shkencor të Prof. Aleks Budës. Në vitet 1997-2004 shërbeu në diplomaci e më tej u angazhua në politikë. Ndër botimet e fundit shkencore të tij përmendim: Historia e Shqipërisë shek. IV-XIV (2002), Gli Statuti di Scutari (2002), Dilemat e Arbërit (2006), Nga Paleologët te Muzakajt (2009).