Vasco Pratolini

Vasco Pratolini (1913-1991) është shkrimtar italian. Më 1937, botoi shkrimet e tij të para te gazeta Letërsia. Në vitin 1938, së bashku me Alfonso Gatton, themeluan revistën Campo di Marte. Paskëtaj, u bë anëtar aktiv i Rezistencës. Pas Luftës, punoi si gazetar dhe bashkëpunoi për disa skenarë filmash të famshëm si: Roko dhe vëllezërit e tij i Luchino Viscontit, Katër Ditët e Napolit i Nanni Loyii etj. Ndër librat e tij veçojmë: Miket, Kronikë familjare, Kronika të dashnorëve të varfër etj.