https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/pcb.1822873564398655/1822872517732093/?type=3&theater
Sot në prezantimin e romanit të shkrimtares Malorie Blackman, E bardha dhe e zeza. Kush ishte në takim (dhe për fat ishin shumë të rinj), dëgjoi një fjalë pasionante të përkthyesit Virgjil Muci rreth romanit në fjalë, por edhe letërsisë për të rinj. Z. Petrit Ymeri, drejtor i DITURISË, foli për rëndësinë e leximit nga të rinjtë dhe veprat që ofrohen sot për ta.Takimi doli nga korniza e zakonshme e një prezantimi dhe u kthye në një diskutim për cështjen e paragjykimeve në Shqipëri, për racën dhe madje për problemin e gjuhës, “sa korrekt duhet të jemi”, cilët terma lipsen përdorur dhe nëse gjuha me të cilën përkthejnë disa nga përkthyesit më të mirë, duhet të jetë sa më afër gjuhës së të rinjve apo të jetë një model i gjuhës per te rinjte …