Sot, datë 10 prill 2018, DITURIA ishte ne nje takim miqesor dhe te dobishem me nxenesit e shkolles “Ramazan Kabashi”, nje institut i nxenesve qe nuk shikojne, drejtuar nga nje staf i perkushtuar, me drejtor z. Xhemal Xhafa dhe mesues qe i ndjekin me vemendje dhe empati nxenesit e tyre.
Drejtorja e botimeve te shtepise botuese, znj. Mariana Ymeri, foli per veprimarine e DITURISE, per rolin e letersise ne formimin e femijeve dhe te nxenesve te ketij instituti, duke bere ftese për të lexuar, per përdorimin e audiolibrave, per leximin e tyre shprehës dhe me zë të lartë edhe nga të rinjtë e kesaj shkolle.
DITURIA promovoi dy audiolibra qe u degjuan me kenaqesi nga nxenesit, te dy autoreve te medhenj te huaj: “Princesha Histamine”, shkruar nga Erik Orsena dhe “A di te fershellesh Johana”, shkruar nga Ulf Stark, realizuar ne studio profesionale.
Drejtori i shkolles e vleresoi shume kete projekt, ai foli per keta nxenes, vlerat dhe edukimin e tyre si qytetare te ardhshem.
Librat ‘Foles” iu dorezuan Institutit me premtimin qe Dituria eshte e gatshme per nisma dhe bashkepunime te tjera me shkollen.
#Differentvoices #CreativeEurope