Admin

Prezantim i Projektit Different Voices në shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”, Shkodër

28661441_1860076417345036_8882027638802787645_n

Dituria në prezantimin e dy librave të rinj në Shkodër "Dëgjoje zemrën time", nga Bianca Pitzorno, përkthyer nga Erion Kristo dhe "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm", nga Elisabeta Gnone, përkthyer nga Albana Nexhipi. Shkolla nëntëvjeçare "Branko Kadia" është në zemër të Shkodrës, por më shumë se kaq, ajo është e njohur për një traditë të hershme në mirëdukimin e nxënësve. Ditën e hë, datë 5 mars 2018, ishim aty, të mirëpritur nga drejtorja e shkollës, znj. Surila Mesi Mlloja, nga mësuesja e gjuhës shqipe dhe zv.drejtore e AMU, znj. Gjulita Serreqi dhe mësueset Suada Vokshi, Brunilda Gjeka, Alma...

Continue Reading →

Prezantim i projektit Different Voices në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” – Elbasan

28279776_1848857938466884_2834304714240815572_n

Dituria në prezantimin e dy librave të rinj në Elbasan Shkolla nëntëvjeçare "Jorgji Dilo", një nga shkollat e njohura në Elbasan, na priti me entuziazmin dhe pasionin e njerëzve që e duan librin. Për herë të parë ishim protagonistë në një takim ku veç nxënësve dhe mësuesve, ishin edhe prindërit, me sa duket një "rutinë" e njohur për ta. Drejtoresha e Shkollës, Arjana Shella dhe nëndrejtoresha, Denis Harja, me shumë gjasa e vlerësonin letërsinë si një nga elementet themelore të formimit kulturor të nxënësve. Mariana Ymeri, drejtore e botimeve të Diturisë foli për dy romane të reja të sapobotuara, “E...

Continue Reading →

Different Voices prezantohet edhe në Tuz – takim me përkthyesin Nikollë Berishaj

28168200_1846544232031588_7422339563917106513_n

Sot në shkollën e mesme "25 Maji" të Tuzit, në Malin e Zi, nga shtëpia botuese DITURIA u organizua një takim me nxënës, mësues, intelektualë të Tuzit. Në qendër të takimit ishin problemet e kulturës, të librit për të rinjtë, dhe leximi, si element fondamental i kulturës së individit. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Diturisë, z. Petrit Ymeri, që foli për vlerat e librit dhe letërsinë shqipe, për veprimtarinë kulturore të Diturisë dhe për impaktin e librave të botuar në kuadrin e projektit "#DifferentVoices". Ai promovoi disa nga autorët kryesorë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj...

Continue Reading →

Momente nga prezantimi i librit “E bardha dhe e zeza”, të autores Malorie Blackman

27544812_1822872714398740_7353090109807517954_n

https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/pcb.1822873564398655/1822872517732093/?type=3&theater Sot në prezantimin e romanit të shkrimtares Malorie Blackman, E bardha dhe e zeza. Kush ishte në takim (dhe për fat ishin shumë të rinj), dëgjoi një fjalë pasionante të përkthyesit Virgjil Muci rreth romanit në fjalë, por edhe letërsisë për të rinj. Z. Petrit Ymeri, drejtor i DITURISË, foli për rëndësinë e leximit nga të rinjtë dhe veprat që ofrohen sot për ta.Takimi doli nga korniza e zakonshme e një prezantimi dhe u kthye në një diskutim për cështjen e paragjykimeve në Shqipëri, për racën dhe madje për problemin e gjuhës, "sa korrekt duhet të jemi", cilët terma...

Continue Reading →