Sot, datë 11 prill 2018, DITURIA ishte në mjediset e shkollës 9 – vjecare “Gjergj Fishta”, në Lezhë, ku nxënësit, mësuesit dhe drejtorja e shkollës, znj. Antoneta Suta na pritën me shumë kureshtje dhe kënaqësi për një bisedë mbi librin, dobitë e leximit dhe prezantimin e disa titujve të projektit #Differentvoices.
Rogreta Shani, nga Shtëpia Botuese DITURIA, u foli nxënësve për vëmendjen e vecantë që DITURIA i kushton botimit të titujve më të mirë të letërsisë për fëmijë, duke përmendur dhe analizuar disa prej tyre, si Olga prej letre, (Elisabeta Gnone), Dëgjoje zemrën time (Bianca Pitzorno), Skellig (David Almond) etj., të cilat duhet të jenë pjesë e programeve shkollore, ashtu si edhe në vendet përkatëse. DITURIA i dhuroi bibliotekës shkollore një set të librave të projektit #Differentvoices dhe #Readersofthefuture
Përkthyesi i njohur Kleo Lati foli për veprat “Kostandina” dhe “Çadra e purpurt”, nga Alki Zei, shkrimtarja më e njohur greke sot në letërsinë për fëmijë, përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA.
#CreativeEurope