Më 13 prill 2018, Shtëpia Botuese në mjediset e shkollës 9 – vjecare “Zihni Toska”, në Berat, ku nxënësit, mësuesit dhe zv-drejtorja e shkollës, znj. Klodiana Hoxha na pritën me shumë kureshtje dhe kënaqësi për një bisedë mbi librin, dobitë e leximit dhe prezantimin e disa titujve të projektit #Differentvoices.
Jeta Hamzallari, nga Shtëpia Botuese DITURIA, u foli nxënësve për vëmendjen e vecantë që DITURIA i kushton botimit të titujve më të mirë të letërsisë për fëmijë, duke përmendur dhe analizuar disa prej tyre, si “Dëgjoje zemrën time” (Bianca Pitzorno), “Skellig” (David Almond), Kebarie, “Kostandina” dhe “Cadra e purpurt”, nga Alki Zei, shkrimtarja më e njohur greke sot në letërsinë për fëmijë etj., të cilat duhet të jenë pjesë e programeve shkollore, ashtu si edhe në vendet përkatëse.
Përkthyesja Albana Nexhipi u foli nxenesve për librin “Olga prej letre”, (Elisabeta Gnone), përkthyer në shqip prej saj dhe botuar nga DITURIA.
Keta libra percjellin mesazhe te rendesishme, pervec vlerave te forta estetike dhe argetimit qe te dhurojne. Shume nga nxenesit e shkolles, Uendi, Luisi, Herta, Luena etj. lexuan dhe komentuan fragmente te ketyre librave.
DITURIA i dhuroi bibliotekës shkollore një set të librave të projektit #Differentvoices dhe #Readersofthefuture #Lexonisameshume#CreativeEurope DITURIA ishte