http://blog.bukinist.al/index.php/2018/01/25/nuk-te-ben-njeri-ngjyra-e-lekures/
Përshtypje pas leximit të romanit “E bardha dhe e zeza” e Malorie Blackman – Bukinist blog/Arlinda Naçi Lame

http://blog.bukinist.al/index.php/2018/01/25/nuk-te-ben-njeri-ngjyra-e-lekures/
https://www.youtube.com/watch?v=zJmLlXn0fzM&feature=youtu.be
https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/a.424784320874260.103205.424768797542479/1821538401198838/?type=3&theater
Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është një histori vetëm për fëmijë, kjo është një histori për të gjitha moshat. Ndaluni një çast dhe lexojeni librin së bashku me fëmijët tuaj. Nga një kapitull çdo natë. Një ledhatim që, me siguri, ju dhe fëmijët tuaj e meritoni. Gjeni pak kohë për të ndarë së bashku momente leximi, reflektimi dhe emocioni. [video poster="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë-mp4-image.jpg" width="640" height="480" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre.-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë....mp4"][/video] Lexim të këndshëm dhe Gëzuar Krishtlindjen!
Në këto pragfestash, Shtëpia Botuese DITURIA ka bërë disa rekomandime për lexuesit e vegjël a për nënat e tyre, që të zgjedhin dhuratën e duhur për të vegjlit e tyre. Libra të mrekullueshëm për fëmijë nga mosha 8-14 vjeç. "A di të fërshëllesh, Johana?" - Ulf Stark. "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm" - Elisabetta Gnone. "Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë" - David Almond.
Romani shumë i dashur për fëmijë tashmë, Olga prej letre, ka kapur edhe një herë syzrin e gazetarëve. Përkthyesja Albana Nexhipi ka qenë pjesë e kronikës, ku ka treguar për emocionet e përkthimit dhe e këtij libri. Minuta 27 [embed]https://youtu.be/5DlWy4PNQsA[/embed]
Fragmente nga inskenimi i nxënesve të pjeseve nga libri "Kostandina". Performim shumë i bukur! Prezantimi i letërsisë së mirë në shkollë rrit dëshirën për lexim.
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". "T edukojmë përmes leximit". Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Derviçan, për prezantimin e librave të Alki Zeit. U ndodhëm para surprizës së bukur, që shumë nga nxënësit i kishin lexuar dhe kishin shume për të diskutuar për librat. Drejtori i Diturisë, z. Petrit Ymeri, përkthyesi Kleo Lati e të tjerë iu përgjigjen pyetjeve të nxënësve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër, z. Visilios Tolio.
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". Në shkollën 9-vjeçare "Adem Sheme", në Sarandë, shkolla më e madhe e rrethit, me rreth 1 300 nxënës, u zhvillua më shumë se një prezantim i librave te Alki Zeit për fëmijë dhe adoleshentë, një diskutim i bukur për vlerat e letërsisë, me pyetje e përgjigje nga z. Petri Ymeri dhe nga përkthyesi i librave të Zeit, me inskenime në shqip dhe greqisht të nxënësve, sidomos për romanin "Kostandina", dhe me krijime, ese, tregime të nxënësve,. Pati reflektime të thella për rreziqet e drogës dhe forcën...