http://blog.bukinist.al/index.php/2018/01/25/nuk-te-ben-njeri-ngjyra-e-lekures/
“Mirëmëngjes Shqipëri” Europa Krijuese, sjell 10 libra për fëmijë në shqip “24 Janar 2017”
https://www.youtube.com/watch?v=zJmLlXn0fzM&feature=youtu.be
Ftesë – Prezantimi i librit “E bardha dhe e zeza” nga Malorie Blackman
https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/a.424784320874260.103205.424768797542479/1821538401198838/?type=3&theater
Z. Petrit Ymeri, në News 24, për librin më të ri të Sh. B. DITURIA “E bardha dhe e zeza”, shkruar nga Malorie Blackman, përkthyer nga Virgjil Muci!
Nga një kapitull, çdo natë.
Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është një histori vetëm për fëmijë, kjo është një histori për të gjitha moshat. Ndaluni një çast dhe lexojeni librin së bashku me fëmijët tuaj. Nga një kapitull çdo natë. Një ledhatim që, me siguri, ju dhe fëmijët tuaj e meritoni. Gjeni pak kohë për të ndarë së bashku momente leximi, reflektimi dhe emocioni. [video poster="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë-mp4-image.jpg" width="640" height="480" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/12/Olga-prej-letre.-Një-udhëtim-i-jashtëzakonshëm-Kjo-nuk-është-një-histori-vetë....mp4"][/video] Lexim të këndshëm dhe Gëzuar Krishtlindjen!
Rekomandime nga DITURIA. Fëmijët duhet të lexojnë vetëm libra të mirë
Në këto pragfestash, Shtëpia Botuese DITURIA ka bërë disa rekomandime për lexuesit e vegjël a për nënat e tyre, që të zgjedhin dhuratën e duhur për të vegjlit e tyre. Libra të mrekullueshëm për fëmijë nga mosha 8-14 vjeç. "A di të fërshëllesh, Johana?" - Ulf Stark. "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm" - Elisabetta Gnone. "Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë" - David Almond.
Libri Ogla prej letre në News 24
Romani shumë i dashur për fëmijë tashmë, Olga prej letre, ka kapur edhe një herë syzrin e gazetarëve. Përkthyesja Albana Nexhipi ka qenë pjesë e kronikës, ku ka treguar për emocionet e përkthimit dhe e këtij libri. Minuta 27 [embed]https://youtu.be/5DlWy4PNQsA[/embed]
Nxënësit e shkollës “Adem Sheme” inskenojnë pjesë nga romani “Kostandina”
Fragmente nga inskenimi i nxënesve të pjeseve nga libri "Kostandina". Performim shumë i bukur! Prezantimi i letërsisë së mirë në shkollë rrit dëshirën për lexim.
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: Shkolla e Mesme e Bashkuar, Derviçan
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". "T edukojmë përmes leximit". Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Derviçan, për prezantimin e librave të Alki Zeit. U ndodhëm para surprizës së bukur, që shumë nga nxënësit i kishin lexuar dhe kishin shume për të diskutuar për librat. Drejtori i Diturisë, z. Petrit Ymeri, përkthyesi Kleo Lati e të tjerë iu përgjigjen pyetjeve të nxënësve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër, z. Visilios Tolio.
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: shkolla “Adem Sheme”, Sarandë
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". Në shkollën 9-vjeçare "Adem Sheme", në Sarandë, shkolla më e madhe e rrethit, me rreth 1 300 nxënës, u zhvillua më shumë se një prezantim i librave te Alki Zeit për fëmijë dhe adoleshentë, një diskutim i bukur për vlerat e letërsisë, me pyetje e përgjigje nga z. Petri Ymeri dhe nga përkthyesi i librave të Zeit, me inskenime në shqip dhe greqisht të nxënësve, sidomos për romanin "Kostandina", dhe me krijime, ese, tregime të nxënësve,. Pati reflektime të thella për rreziqet e drogës dhe forcën...